Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Zbulohet e kaluara e problematike e ish-policit

Aktualitet

Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë për Top Channel se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore.

Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior.

Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.

ME TE LEXUARAT