Vlorë/ Turku në kërkim nga Katari për mashtrim me kredi, bie në pranga

Aktualitet

Një turk i shpallur në kërkim nga Katari është arrestuar nga policia e Vlorës. Tayfun D., 35 vjeç banues në Turqi, u kap nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, në portin e qytetit.

35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, nga shteti i Katarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i mësipërm është dënuar me 1(një) vit burg, bën të ditur policia e Vlorës. Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Katarit, ku dhe ishte shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT