Vettingu, KPK shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj, nuk justifikoi pasurinë

Kliko per me shume info

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Laze. Vendimi u komunikua sot nga kryesuesja e trupës gjykuese Brunilda Bekteshi. Sipas KPK-së, gjyqtari Laze nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme.

“Trupa gjykuese pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguara nga institucionet e vlerësimit si dhe atë të paraqitur nga subjekti i vlerësimit, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ. Dëgjoi zotin Artan Lazaj në seancën e datës 2 Korrik dhe e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore.

Kliko per me shume info

Në përfundim të këtij procesi, trupa gjykuese vendosi: të shkarkojë nga detyra subjektin e vlerësimit Artan Lazaj me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Avokati Sokol Hazizaj tha se do ta apeloje vendimin:
“Ne u përpoqëm të kryenim një proces të rregullt ligjor. Si duket përpara ligjit edhe sensibiliteteve arbitrare të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit nuk paska rëndësi procesi i rregullt ligjor.

Në këto kushte na mbetet t’i drejtohemi KPA. Unë kërkoj vëmendjen e ligjzbatuesit, të jetë më realist dhe pse jo në përputhje me ligjin. Mendoj që Artan Laze dhe pasuria e tij fillon me një shtëpi dhe mbaron me një shtëpi. Nëse këta konstatojnë që edhe mbajtja e një shtëpie është një luks, unë mendoj që ne po pësojmë devianca të mëdha të karakterit social”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.