Vdiq për të shpëtuar motrën, rrënqethin familjarët e 29-vjeçarit nga Shkodra

Aktualitet

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit  që u mbyt në plazhin e Velipojës ditën  e djeshme, ndërkohë që po mundohej të shpëtonte motrën e tij dhe të fejuarën, tronditi gjithë opinionin publik. Siç u raportua nga mediat e motra e Ervid Palaj të dielën e ardhshme do të bënte dasmën e saj, mirëpo pas vdekjes së tij tragjike familjarët janë shokuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Daja i Ervidit ka folur së fundmi ku kanë shprehur pikëllimin e tij për këtë humbje të madhe dhe ka treguar se Ervidi ishte një djalë shumë i mirë dhe punëtor.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Ervidi ishte një djalë shumë i mirë dhe ne ndjejmë shumë dhimbje”, thotë daja i viktimës.

Ndërsa të afërmit e tjerë kanë treguar se e motra e cila do martohej të dielën është shumë e shokuar dhe ka deklaruar që do të qëndroj me prindërit, ndërsa për dasmën ende nuk dihet gjë.

“Jemi të shokuar nga çfarë ka ndodhur. Ervidi ishte një djalë i shkolluar dhe sillej mirë e të gjithë. Ishte djalë i vetëm. Motra e tij ka deklaruar se do qëndrojë me prindërit. Ajo ka dasmën me 15 gusht dhe nuk e di se çfarë do bëhet”, shprehet një i afërm për Shkodra News.

ME TE LEXUARAT