Udhëtarët që dalin nga Shqipëria, ja sa duhan, alkol dhe kafe mund të marrin pa paguar akcizë

Dogana shqiptare sqaron qytetarët që do të dalin nga pikat kufitare shqiptare, se cilat produkteve si duhan, pije alkolike dhe kafe dhe në ç’masë lejohen.

Sipas Doganës, përjashtohen nga pagesa e akcizës mallrat e akcizës që lëvrohen nga “Duty free shops” dhe që merren në bagazhet personale nga udhëtarët që lenë territorin shqiptar në rrugë ajrore dhe detare. Konsiderohen si mallra të lëvruara nga “Duty free shops” edhe mallrat e lëvruara në bordin e avionit gjatë një udhëtimi ndërkombëtar.

Kliko per me shume info

Gjithashtu përjashtohen nga pagesa në import për:

a) konsum personal produktet e duhanit për sasitë 200 cigare; 100 cigarillo; 50 puro; 250 gramë duhan

b) konsum personal i alkoolit dhe pijeve alkoolike për sasitë:

1 litër alkool dhe pije alkoolike me fortësi alkolike më të lartë se 22% ndaj volumit, ose alkool etilik i padenatyruar me fortësi alkoolike 80% ndaj volumit dhe më shumë;
2 litra: alkool dhe pije të distiluara me fortësi alkoolike që nuk e kalon 22% ndaj volumit. Secila sasi e specifikuar në shkronjat “a” dhe “b”,përbën 100 % të përjashtimit total për produktet e alkoolit dhe pijeve alkoolike.
2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrë.

Për një udhëtar, përjashtimi mund të zbatohet për çdo kombinim të produkteve të alkoolit dhe pijeve alkoolike me kushtin që totali i sasisë (përqindjes) së përdorur nga individi të mos kalojë 100%.

c) konsum personal i kafes për sasinë 3 kg. Kujdes: Udhëtarët nën moshën 17 vjeç nuk përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe alkoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.