U hodh nga shkëmbi në rërë, çfarë shkruhej në letrën e të riut shqiptar që vdiq në Greqi?

Aktualitet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vetëvrasjen e një 22-vjeçari shqiptar në Greqi. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu u gjet i vdekur disa ditë më parë në zonën Koum Kapi nën Villa Koundouros.

Sipas zarpanews.gr, pranë trupit të pajetë të të riut të pafat u gjet në dorën e tij një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.

Sipas mjeku ligjor, i cili ka kryer autopsinë në trupin e fatkeq të 22 vjeçarit, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e një shkëmbi, ndërkohë që është përjashtuar mundësia e krimit.

Sipas policisë, kanë qenë tregtarë të dyqaneve të plazhit në Hania ata që kanë njoftuar për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT