U gjet në gropë në Fushë-Krujë, Kejsi Hysa njihej si “Tik Fajdexhiu”, jepte para me kamatë

Aktualitet

Dalin detaje të reja për vrasjen e ndodhur në Fushë-Krujë. Report Tv zbulon se viktima njihej si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hysa u gjet i groposur në afërsi të një përroi afër varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.  Për banorët e zonës ai njihej me pseudonimin “Tik-Fajdexhiu”. Hetuesit kanë zbuluar se se Kejsi Hysa, ishte ipërfshirë në dhënien e parave me fajde dhe shitje droge.

E një prej pistave ku po hetohet është dhënia e parave me fajde personave të zonës ose edhe në qytete të tjera. Kejsi Hysa, ishte me origjinë nga Laçi, por pas ngjarjes në Sarandës, ku u shpall në kërkim, strehohej në zonën e Niklës.

Sakaq po të njëjtat burime i thanë Report Tv se pistoleta e gjetur së bashku me një pushkë, në afërsi të vendit të ngjarjes është arma me të cilën u ekzekutua 34-vjeçari.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se fillimisht janë analizuar tabulatet telefonike të disa ditëve përpara se ai të zhdukej dhe se telefoni për herë të fundit kishte lëshuar sinjal, pikërisht nga zona e Niklës.

Grupi hetimor ka kqyrur disa kamera sigurie të zonës nga ku ka ndërtuar lëvizjet e fundit të viktimës Kejsi Hysa.

ME TE LEXUARAT