U gjet i groposur në Krujë, policia: "Tik Fajdexhiu" u qëllua me dy plumba në kokë

Aktualitet

Fakte te reja kane dale ne drite ne lidhje me personin qe eshte gjertur i groposur ne Kruje diten e sotme i identifikuar si Kejsi Hysa. Ai sipas policise, ishte zhdukur prej 9 ditësh. Viktima është gjetur i groposur afër një përroi në afërsi të varrezave të Niklës. Kejsi Hysa, njihej ndryshe edhe me emrat Eljon Hysa dhe Sahit Hysa.

Banorë të zonës i kanë thënë grupit hetimor se viktima njihej ndryshe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak ditë më parë familja e 34-vjeçarit denoncoi zhdukjen e tij dhe hodhi dyshime se i riu mund të jetë vrarë. Kejsi Hysa, me origjinë nga Laçi i akuzuar për një vrasje në Sarandë në 2015-në, i fshihej policisë. Ai prej kohësh qëndronte në një banesë në fshatin Nikël, për të mos u arrestuar. Por në datën 5 korrik ka dalë nga banesa dhe më pas nuk është rikthyer më.

Kejsi Hysa u vra dhe më pas u gropos pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej. Policia e Laçit në bashkëpunim me policinë e Durrësit ka gjetur trupin e Hysës në sajë të sinjalit që kishte lëshuar telefoni i viktimës për herë të fundit.

Nga policia mesohet se 2 janë personat e dyshuar si autorët e kësaj ngjarjeje. Njëri prej tyre, pronari i mobilerisë, Hysni Ramaj, është shoqëruar në Komisariatin e Krujës.

Mësohet se vrasja e Hysës nuk ka lidhje me ngjarjen e vitit 2015 në Sarandë. Dyshohet se vrasja është kryer për shkak të borxheve që njëri nga autorët i kishte viktimës.

Tri vite më parë, Kejsi Hysa akuzohet se ka vrarë Edmond Theodhorin. Së bashku me Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi, Kejsi Hysa ka rrahur dhe më pas ka qëlluar me pistoletë biznesmenin, pas një konflikti që ky i fundit kishte me dy persona të tjerë.

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe i kanë thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas Kejsi Hysa i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për këtë ngjarje, Policia arrestoi në atë kohë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, por 34-vjeçari Kejsi Hysa nuk u gjet./report tv

ME TE LEXUARAT