Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe

Presidenti i SHBA Donald Trump i cili ka mbërritur në Europë për samitin e NATO-s ka lëshuar kritika të forta në drejtim të Gjermanisë.

Kliko per me shume info

Sipas Trump Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia për shkak të gazit natyror që merr prej saj.

Në bisedimet në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ishte një “gjë shumë e keqe për NATO” se Gjermania ishte “plotësisht e kontrolluar nga Rusia”.

Ai u shpreh që 70% e importeve të gazit në Gjermani ishin ruse, pavarësisht se  shifra e fundit zyrtare ishte në të vërtetë 50.75%.

Ai ka akuzuar europianët se nuk kanë paguar mjaft për operacionet e NATO-s.

Samiti i Brukselit vjen më pak se një javë përpara se Trump të takohet me Vladimir Putin, në Helsinki, duke ringjallur shqetësimet midis aleatëve amerikanë për afërsinë e tij me presidentin rus.

Presidenti Trump tronditi disa duke thënë se samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë se takimi i së hënës me Putin.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, e akuzoi atë për kritikën ndaj Europës “pothuajse të përditshme”, duke shkruar: “Amerikë e dashur, vlerësoj aleatët tuaj, pasi nuk ke shumë”.

Tusk tha se BE shpenzon më shumë se Rusia për mbrojtjen, dhe po aq sa Kina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.