Tre të arrestuar në Fier/ Emrat dhe akuzat

Kliko per me shume info

Tre persona të shpallur në kërkim, janë vënë në pranga nga policia.

Arrestimet janë bërë gjatë ditës së djeshme.

Kliko per me shume info

3 personat ishi shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga janë vënë:

Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier.

Ndalimi i këtij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.

Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Ndalimi i këtij personi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 24 prill 2018, e ka dënuar këta person me 1 muaj burg për veprën penale ‘mosdhënia e mjeteve për jetesë’.

Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar urdhrin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë person si autor i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrimi’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.