Toyotat me 3.4 mln euro, rikonfimohet masa "burg pa afat" për të akuzuarit

Aktualitet

Pas shpalljes të moskompetencës për çështjen “Toyota Yaris me 3.4 mln euro” nga ana e gjykatës së Durrësit, dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda në Tiranë, për rikonfirmimin e masës së sigurisë. Pas seancës së sotme të zhvilluar në Tiranë është bërë rikonfirmimi i masës për të katër të akuzuarit.

Katër të arrestuarit Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Më herët Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa të akuzuarit nuk i kanë pranuar akuzat .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa avokati i katër të arrestuarve, Saimir Vishaj ka deklaruar se ‘të ndaluarit” ishin viktima.

Të katër personat u lanë në burg. Gjykata dha vendim të gabuar, ata nuk kanë dijeni për paratë. Askush nuk di të thotë ku u futen paratë as prokuroria nuk e thotë nëse u bë në Belgjikë, Itali apo Gjermani. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave.

ME TE LEXUARAT