Tenton t’i arratiset policisë, fieraku “kyç gojën” për 30 mijë eurot që iu gjetën në makinë

Kliko per me shume info

Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, ndiqet dhe kapet nga patrulla e policisë.

Në mjet i gjenden dhe i sekuestrohen 30450 euro.

Kliko per me shume info

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi:

•K.B, 37 vjeç, banues në Fier.

Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.