Tatimet zbarkojnë në Radhimë, mijëra biznese në bregdet pa kupona

Aktualitet

Mos lëshimi i kuponit nga ana e bizneseve duket se do të jetë një sfidë e gjatë për tu tejkaluar, si për administratën tatimore ashtu edhe për qytetarët.

Bizneset vijojnë t’i shmangen këtij detyrimi, i cili rezulton edhe shkelja më e shpeshtë që ndodh në bare, restorante apo dyqane. Strukturat e zbatimit pranë Drejtorisë së Tatimeve vetëm në një muaj kanë zbuluar rreth 1500 subjekte me shkelje, ndërsa kanë vendosur penalitete me një vlerë prej 52.5 milion lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë gjithë vijës bregdetare nga veriu në jug.

415 biznese janë penalizuar për moslëshimi të kuponit tatimor. 240 prej tyre për punonjës të padeklaruar, 152 subjekte nuk rezultonin të regjistruara në organet fiskle.

Por nuk janë të pakta edhe ato biznese që janë bllokuar për një fat 30 ditor nga task-forca e tatimeve. Bëhet fjalë për raste të cilat janë kapur për herë të dytë që nuk lëshojnë kupon tatimor, për rrjedhojë ligji parashikon bllokim të tij për një afat një mujor.

Kontrollet e task-forcës janë shtrirë edhe në ambientet e plazhit, për të verifikuar edhe faturat që lëshohen në shezlone.

Turizmi konsiderohet si një nga sektorët me risk të lartë ndaj dhe vëmendja e tatimeve fokusohet më së shumti në këtë fushë gjatë periudhës së verës. Informalieti vijon të jetë i konsiderueshëm, kryesisht tek njësitë e akomodimit, ku qindra banesa private shërbejnë si hotele, duke mos paguar detyrimet që i takojnë në shtet.

ME TE LEXUARAT