“Stop emigrantëve”. Britania do të mbyllë kufijtë?

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka reaguar pas disa dorëheqjeve të fundit nga qeveria e saj për shkak të “linjës së butë” të ndjekur prej saj me Bashkimin Evropian.

Kliko per me shume info

Duke marrë shkas nga dorëheqjet, kryeministrja britanike me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook shkruan se nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Evropa për në Britani.

May shkruan në postimin e saj:

Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Evropa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë. Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë.”

Kryeministra May vazhdon më tej në postimin e saj duke shtruar tre pyetje lidhur me atë që do të ndodhë pas “Brexit” dhe u përgjigjet po vetë këtyre pyetjeve.

Postimi vijon:

Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar “do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes? A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare? Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane? Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta: Po, po dhe po.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.