Stilistit të famshëm shqiptar i djegin makinën, hera e dytë

Aktualitet

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qytetin e Shkupit ku persona për momentin ende të panjohur i kanë djegur veturën stilistit të njohur shqiptar, Armend Ramadani.

Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar Ramadanin mbi djegien e veturës të tipit Opel Jeep Antara e cila nga fotot të cilat i kemi siguruar është në gjendje të papërdorshme pasiqë është djegur tërësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse të lënduar në këtë rast nuk ka mirëpo dëmi material shkon në një vlerë të madhe. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që persona të panjohur tentojnë të dëmtojnë Ramadanin pasi që dy muaj më parë poashtu persona ende të paidentifikuar kanë tentuar që t'i djegin dyqanin e tij.

Ndonëse policia është duke bërë hetimet mbi këtë rast, vet stilisti i njohur kërkon nga autoritetet kompetente të zbardhin rastin pasiqë nuk dihet se cfarë mund të ndodhë herën e tretë pas dyqanit dhe veturës.

"Ne jemi artistë e jemi punëtorë në shërbim të qytetarëve, shtetit i paguajmë tatimet dhe andaj kërkoj që të zbardhet rasti sa më shpejtë", ka deklaruar Ramadani për Zhurnal

ME TE LEXUARAT