Sot 13 e premte, ja gjërat e frikshme që kanë ndodhur në këtë datë

Besimi për tersin që sjell numri 13 i ka rrënjët te krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembëdhjetë në darkën e fshehtë. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të horoskopit, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostujt e Jezusit.

Ja disa fakte interesante për numrin e “Tersit”:

Kliko per me shume info

1.Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-­të, ndërsa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.

2.Hollywood-i e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa ribërja e këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009.

3.Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humb miliona dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

4.Ish-­lideri i Kubës, Fidel Kastro, ka lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.

5.Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.

6.Parashikohet që më 13 prill 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

7.Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë mikrpitës i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave.

8.Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.

9.Megjithatë, e premtja 13 nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit. Në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.