Shqiptari tregon tmerrin në Serbi: Një Range Rover i zi na ndoqi gjithë rrugës

Kliko per me shume info

Janë të shumtë ata mërgimtarë të Kosovës dhe Maqedonisë që zgjedhin Serbinë për t’u rikthyer në vendin e punës në Zvicër, Gjermani e gjetkë, por ajo që i ka ndodhur njërit prej tyre është rrëqetthëse.

Kliko per me shume info

Gjatë rrugëtimit përmes Serbisë, disa kosovarë ishin ndalur në një pompë benzine për pak minuta. Sipas rrëfimit të Liridon Frangut, i cili e ka dhënë për Insajderin, ka thënë se dikush qëllimisht kishte hedhur vaj në njërën gomë të makinës e cila më pas nxirrte tym.

Sipas tij, pasi morën rrugën, një veturë e llojit Range Rover, siç e përshkruante ai, me ngjyrë të zezë, i kishte ndjekur nga pas, duke ua bërë me shenjë që të ndalonin.

“Dje më datën 17.03.2018 gjatë udhëtimit nëpër Serbi kemi qenë cak i disa mashtruesve të cilët në momentin kur jemi ndalur në një pomp; të benzinës, në hyrje të Beogradit, dhe e kemi lënë makinën vetëm për 5 minuta, na kanë hedhur vaj motori (ulje) në pjesën e brendshme të rrotës së makinës. Kur e kemi marrë rrugën, një tip i makinës Range Rover (ngjyrë e zezë) na ndiqte prapa dhe i binte sirenës pandërprerë duke na thënë të ndalemi në shiritin e urgjencës”, rrëfen Frangu.

Pas një copë rruge, Frangu thotë se u ndalën dhe filluar në bisedojnë me ata që ishin në veturën që po i ndiqte nga mbrapa.
Ata, siç rrëfen Frangu, kishin insistuar që kaminën e tyre ta dërgojnë në garazh për rregullim, pasi në atë gjendje rrezikohej komunikacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.