Shqiptari dhe rusja kapen kokainë, ja çfarë i tradhëtoi

Aktualitet

Dy korrierë droge, një shqiptar dhe gruaja e tij ruse, të moshës 33 e 28 vjeç, janë arrestuar mbrëmë nga policia italiane në Lucca.

Çifti, me banim në provincën e Firenzes, dha versione kontradiktore ku u pyet nga policia rrugore -e cila patrullon për t’u ofruar ndihmë shoferëve në vështirësi e për të neutralizuar keqbërësit-për arsyen se pse ndodheshin aq larg shtëpisë në atë orë të vonë të natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjigjet kontraktiktore shkaktuan dyshime te policët, të cilët kontrolluan makinën, ku gjetën dy pako të mbështjella me celofan, brenda të cilave ishin mbi 300 gramë kokainë e pastër, me vlerë tregu mbi 16 mijë euro.

Bashkë me drogën, policia sekuestroi edhe makinën e çiftit.

ME TE LEXUARAT