Shqiponja dykrenare nuk të ndalur, stampohet në çantat Louis Vuitton

Soft

Nuk ka pikë dyshimi që shqiponja e flamurit tonë kombëtar është një trend tashmë! Kohët e fundit është kthyer në një nga simbolet më me famë në botë, dhe kjo falë artistëve shqiptarë që çdo arritje të tyren e manifestojnë duke bërë shqiponjën me duar.

Por nuk mbaron këto pasi edhe një nga markat më të preferuara të shqiptarëve ka stampuar flamurin shqiptar në çantat më të shtrenjta në botën e modës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çanta siç shihet në foton e mëposhtme është lëkurë ngjyrë kafe, sipër saj janë qëndisur pjesë me të kuqë dhe në mes të çantës ndodhet shqiponja dy krenare.

Ky model çante është dizajnuar nga Jay Ahr, dhe është një nga çantat më të shtrenjta të markës Louis Vuitton. Ajo që duhet të dini është së ky krijim shitet me shifrën marramendëse 9990 dollarëshe!

ME TE LEXUARAT