Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Tiranë, ja kujt i përket biznesi

Aktualitet

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.

Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën “Ymer Kurti “, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT