Shpallet tifozja më e bukur e botërorit të futbollit 2018

Showbiz

Në finalen elektrizuese të Kupës së Botës, Kolinda Grabar-Kitaroviç mbante veshur fanellën e kombëtares dhe më vonë, duke sfiduar shiun, falte vetëm buzëqeshje dhe përqafoi çdo lojtar të ekipit, ndërsa fituesit merrnin medaljet.

Presidentja kroate rezultoi ylli i turneut gjigant. Komentet lavdëruese vërshuan lumë për lideren që udhëtoi drejt Rusisë me paratë e veta në klasin ekonomik dhe që ndeshjet shpesh i pa nga shkallët e stadiumit me të tjerët e jo nga tribuna VIP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Kolinda e përforcoi imazhin e saj e të qënit një President i popullit. Pikërisht këtë gjë ka kohë që e bën në Kroaci. Dhe tani e bëri edhe për sytë e mbarë botës. Grabar-Kitaroviç u zgjodh në krye të shtetit në vitin 2015 si “fytyra e pastër” e Unionit Konservator Demokratik kroat. Partia ishte përballur me një valë skandalesh korrupsioni, më i forti i të cilëve ishte ai që përfshiu ish-kryeministrin Ivo Sanader, i gjendur në bankën e të akuzuarve për korrupsion në plot 5 procese gjyqësore.

Deri përpara dy vjetësh, 50-vjeçarja ishte thjesht një burokrate e HDZ-së që merrte pjesë në protesta të zgjatura dhe bashkohej me tubimet e veteranëve të luftës. Por, arsimimi i saj jashtë kufijve, aftësitë e shkëlqyera të komunikimit në anglisht dhe pozicionet e mëhershme të larta në NATO e kthyen në zgjedhjen ideale të një partie së cilës i nevojitej dëshpërimisht të pastronte figurën e vet.

Kolinda sot i bie rregullisht këmbanave nacionaliste. Ajo paraqitet si mbrojtëse e kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kërkon forcimin e postit të vet në shtetin jo stabil. E fryrë nga një klimë populiste, ajo e kupton rolin e saj si forcë të tretë, të pavarur mes qeverisë dhe Parlamentit.

Vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kolinda Grabar-Kitaroviç nuk ka thënë ende nëse do të kandidojë apo jo, por edhe një legjislacion i lejohet të mbajë.

ME TE LEXUARAT