Shmanget ngjarja e rëndë në plazhin e Vlorës

Aktualitet

Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej.

Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën.

‘Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari.

Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy.

Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta.

Ishte rreth 40 vjeç, kosovar’, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi I plazhit. Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit.

‘Sapo pash situatën shkova në ndihmë të vrojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontroll’, thotë një punonjësi. Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor. “Kam 10 ditë që pushoj në këtë plazh. Gjendja u normalizua për 10 minuta’, thotë një plazhiste.

Vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajve.

Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licencohen për dhënien e ndihmës së parë.

ME TE LEXUARAT