Shkatërrohet plantacioni gjigand i kanabisit, 10 mln euro drogë

Kliko per me shume info

Një plantacion gjigant kanabisi është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane në zonën e Kalabrisë.

Kliko per me shume info

Sipas mediave italiane, karabiniërët kanë sekuestruar 3130 rrënjë, me vlerë mbi 10 mln euro.

Policia financiare e Rexhio Kalabrias ka zbuluar dy platancione ilegale, një prej të cilëve ndodhej në komunën Rccaforte del Greco në provincën e Rexhio Kalabrias.

Në një terren të fshehur mirë janë zbuluar rreth 3000 rrënjë kanabis të tipit skunk të cilat arrinin deri në 2 metra të gjata.

Nga këto rrënjë mund të përfitohej rreth 1500 kg marijuanë që e shitur me pakicë do sillte një përfitim prej 10 milionë euro.

Plantacioni i dytë me marijuanë është zbuluar në komunën Fabriza në provincën e Vibo Valenta. Policia financiare ka sekuestruar 130 rrënjë kanabis deri në 2 metra të gjata, vlera të cilës do të shkonte mbi 500 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.