Rudi Hizmo sqaron arsyet e sherrit të Almeda Abazit

Showbiz

Pas përfundimit të spektaklit “Dancing With The Stars Albania”, moderatorja Almeda Abazi shprehu pakënaqësi ndaj produksionit, se nuk kishin paguar shpenzimet ekstra në hotelin ku ajo po qëndronte së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe produksioni i spektaklit DWTS publikoi në rrjetet sociale pagesat e bëra për qëndrimin në hotel dhe fluturimet drejt Turqisë së ish-Missit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moderatori Rudi Hizmo ka sqaruar se produksioni i DWTS ka paguar për çdo shpenzim të saj deri në natën finale të spektaklit, mirëpo Almeda dhe Tolgahan kanë vendosur të qëndrojnë dy ditë më shumë në Tiranë.

Në një intervistë për “Pop Culture”, Rudi tregon se Tolgahan ka ardhur pa asnjë pagesë në Tiranë, e për këtë arsye Almeda ka menduar se produksioni e kishte detyrim.

“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.” – ka përfunduar Rudi.

ME TE LEXUARAT