Prokurori i “21 janarit” ngec në sitën e Vettingut. DSIK: Mori ryshfet për dosjen, KPK e shkarkon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama per shkak te nje rasti korrupsioni.

Prokurori Cama i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 janarit, kishte zgjedhur të ishte vetë në salle dhe pa avokat so dje ne seancen paraprake ashtu edhe diten e sotme te shpalljes se vendimit.

Kliko per me shume info

Trupa Gjykuese përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Sa i përket kriterit të pasurisë, relatorja Qirko vlerësoi se subjekti kishte deklarim të pasaktë dhe kontradiktor për apartamentin me sipërfaqe 76 metra katrorë, të shlyer plotësisht në vitin 2003.

Në deklaratën e vitit 2003, subjekti e kishte deklaruar këtë pronë me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në deklaratën “Veting” 3.4 milionë lekë.

Relatorja e çështjes tha se kontrata e blerjes së apartamentit nuk përputhej me asnjërin prej deklarimeve dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradita që sipas saj “cenojnë rëndë figurën e prokurorit”.

Një problem tjetër i evidentuar është blerja e një pasurie të shënuar “ish-parkim garazh” në deklaratë dhe “dyqan” në kontratën e shit-blerjes.

Sipas Komisionit, prokurori Cama nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Komisioni ka evidentuar gjithashtu burime të pamjaftueshme për blerjen e një makine, mosdeklarimin e një llogarie bankare dhe kreditimin e llogarisë së tij dhe të bashkëshortes në shuma të ndryshme nga persona të afërm përgjatë 10 viteve.
DSIK ka bere me dije se Cama nuk eshte i pershtatshem per vazhdimin e detyres pssi ne Lushnje ka marre rryshfet bashke me nje prokuror tjeter per mbylljen e nje ceshtje kontrabande.
Parate sipas DSIK jane dhene nga familjaret e te arrestuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.