Prindërit bëjnë apelin rrëqethës pasi vajza humbi jetën papritur në restorant: Mos kini frikë, flisni

Kliko per me shume info

Një 24 vjecare e quajtur Chiara Ribechini, humbi jetën ne Itali pas një reaksioni alergjik menjëherë pasi kishte konsumuar darkë në një restorant me të fejuarin. Prindërit e saj janë shprehur se nuk duan ta kalojnë në heshtje këtë që ka ndodhur me të bijën e tyre. Për këtë bëjnë apel që për këto forma alergjish të flitet pa frikë nga diskriminimi. Këtë e thanë përmes avokates së tyre Francesca Zuccoli.

E reja ishte alergjike që prej viteve të para të jetës nga qumështi, të gjithë nënproduktet e tij dhe veza.

Kliko per me shume info

Autopsia do të përcaktojë shkaqet e shokut alergjik që në pak minuta i mori jetën vajzës e cila për shumë vite vuante nga alergjia dhe ishte kliente e rregullt e restorantit ku kaloi edhe natën e fundit nën shoqërinë e të fejuarit dhe miqve.

Ajo shkonte në ato lokale në të cilat kishte besim të plotë, si ai ku do të darkonte mbrëmjen e të dielës.

“Ne nuk duam të hyjmë në detaje specifike, – tha avokatja në emër të familjes – për shkak se do të jetë hetimi që do të hedhë dritë të plotë mbi të vërtetën, por ne duam t’u themi të gjithëve se këto alergji janë gjithnjë e më të zakonshme, por për fat të keq ende shumë të nënvlerësuara, shpesh madje edhe nga ata që janë të detyruar të jetojnë me to”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.