Postimi i fundit i ish-policit që u ekzekutua bashkë me partneren në sy të djalit

Aktualitet

Një fotografi e djalit të tij është postimi i fundit që 30-vjeçari Boran Bercana kishte hedhur në rrjetet sociale pasditen e së shtunës. Disa orë më vonë, ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë, sëbashku me bashkëjetuesen e tij Silvi Ndoci, 25-vjeç që ishte dhe nëna e djalit të vogël.

Fotografia e postuar nga 30-vjeçari pasditen e së shtunës në rrjetet sociale. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Naim Gjylbegu”, pranë shtëpisë së çiftit në Shkodër. Motivet e kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë opinionin publik, mbeten mister.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo që e bën edhe më të rëndë është fakti se dëshmitar okular i këtij ekzekutimi të dyfishtë është djali i çiftit. Ai ndodhej i ulur në sediljen e pasme të makinës dhe pasi është zgjuar ka shkuar në prehrin e së ëmës, duke qëndruar me fytyrë nga ajo. Një skenë e tmerrshme për një fëmijë ende të mitur, i cili fatmirësisht nuk ka marrë asnjë dëmtim fizik.

Brenda dhe jashtë makinës u gjetën më shumë se 20 gëzhoja, ndërsa pak orë më vonë, në lagjen Dobraç policia gjeti të djegur një automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Këta të fundit nuk janë identifikuar ende dhe mbeten në arrati.

30-vjeçari Bercana kishte qenë pjesë e Policisë së Shtetit, por ishte larguar disa vite më parë, për shkaqe të panjohura. Sa i përket bashkëjetueses së tij, për të ka pak informacion.

Në rrjetet sociale, reagimet për vrasjen e tyre janë të shumta… E komentojnë të pabesueshme ngjarjen dhe luten që shpirtrat e tyre të shkojnë në parajsë.

“Nuk arrij ta besoj vdekjen e dy engjëjve“, shkruan dikush. “Shpirti juaj pushoftë në paqe, do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, shprehet një tjetër./klan

ME TE LEXUARAT