Portieri i Belgjikës “shperthen” ndaj Brazilit: Ata mendonin se…

Sport

Portieri i Belgjikës, Tibout Kortua, foli pas fitores ndaj Brazilit. Atij nuk i ka ardhur aspak mirë që brazilianët e kanë menduar të fituar sfidën para se të hynin në fushë. “Brazilianët ishin të bindur se titullin do ta fitonin ata. Fituam ndaj një prej pretendentëve kryesorë dhe tani duam të shkojmë në finale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jam shumë krenar për ndeshjen time, ashtu si për paraqitjen e gjithë skuadrës. Mbrojtën në mënyrë të shkëlqyer dhe sa herë kalonte Brazili, isha unë gati. Franca? Alamet ekipi, po fiton duke luajtur mirë. Fituan ndaj Uruguait duke bindur, po ashtu ndaj Argjentinës. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur, por në gjysmëfinale gjithçka mund të ndodhë”.

Kurtua ka dashur të sqarojë edhe deklaratën e tij në lidhje me anglezin Pikford, sepse u duk sikur u tall me shtatlartësinë e tij për golin e pësuar ndaj Belgjikës: “Dua ta sqaroj këtë gjë, sepse duket sikur u talla me Pikford. Nuk është ashtu, thashë vetëm që unë jam pak më i gjatë dhe ndoshta mund ta kapja gjuajtjen e Januzajt, por absolutisht qr nuk kisha ndërmend të tallesh, e vlerësoj shumë Pikfordin”.

ME TE LEXUARAT