Situatë e jashtëzakonshme në gjithë Serbinë, dëmë të mëdha nga përmbytjet

Shira të mëdha kanë rënë sot në të gjithë Serbinë, por gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Mlladenovac, Ljigë dhe në Arangjelovc.

Sipas mediave serbe, shirat dhe moti i ligë i përcjellë me erëra të forta rreth mesnatës e ka përfshirë komunën e Arangjelovcit, në të cilën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Kliko per me shume info

Më se shumti ka pësuar qendra e Arangjelovcit, pasi që lumi Kubrashnica ka dalë nga shtrati, transmeton lajmi.

Me këtë rast janë vërshuar objektet e banimit dhe ato të biznesit, ndërsa dëme ka pasur edhe në komunikacion, pasi që lumi ka marrë me vete edhe veturat e udhëtarëve.

Nga goditja e llavës në Bukulj janë dëmtuar edhe shtyllat e antenave, kurse në fshatin Koplari balta i ka mbuluar rrugët dhe banorët nuk po mund të lëvizin.

Ekipet komunale kanë dalë në terren, duke i ndihmuar banorët dhe bujqit. Edhe ditë më parë kjo pjesë e Serbisë kishte goditur nga moti i ligë.

Shirat që kanë filluar mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe sot probleme kanë sjellë edhe në Kosovë, duke bërë që disa qytete dhe fshatra të kenë probleme me nivelin e rritur të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.