Përleshje me thika në Bilisht, plagoset 25-vjecari

Aktualitet

Një 25-vjeçar nga Bilishti ka mbetur i plagosur rëndë me thikë para derës së shtëpisë. Shtetasi Emiljano Muçi është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore mesnatën e së shtunës dhe më pas është dërguar në spitalin e Korçës.

Policia ka marre në pyetje 25-vjeçarin, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa të rinj në një prej lokaleve të Bilishtit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, grupi i të rinjve e ka ndjekur Mucin dhe e kanë sulmuar para banesës me thika dhe mjete të forta.

Policia tha se plagosja e të riut kishte ndodhur pas një konflikti të çastit me autorët, të cilët ende janë të lirë.

ME TE LEXUARAT