Noizy zbulon pasurinë e tij marramendëse, por pendohet

Noizy është duke shijuar suksesin e këngës së tij më të fundit, “Toto”, e cila është shndërruar në një hit veror dhe po dëgjohet në çdo ambient. Madje mund të themi se nga ditë në dita kjo këngë po shndërrohet në një ndër më të klikuarat në YouTube.

Ditën e sotme Noizy ndau me fansat e tij në Instagram numrin e klikimeve që kjo këngë ka arritur deri më tani, të cilën e kishte shoqëruar edhe me një shkrim mjaft interesant.

Kliko per me shume info

“Duket si llogaria ime bankare” shkruante Noizy krahas videos ku shihej se kënga kishte arritur 18 mijë klikime.

Mirëpo për çudinë e të gjithëve pa kaluar shumë kohë Noizy e ka fshirë këtë postim. Me sa duket ai është penduar që zbuloi shifrën e parave që ai ka në llogarinë e tij bankare dhe për këtë arsye mori këtë vendim të papritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.