Njeriu i mistereve të mëdha, fakte për Kim Jong-un

Bota

Lideri i Koresë së Veriut është një personazh me shumë të panjohura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fëmijëria e tij është mbajtur e fshehtë ndërkohë dihet se është shkolluar në Perëndim me emër tjetër.

Më poshtë 10 fakte rreth Kim Jong-un:

Data e tij e lindjes është e panjohur

Kim Jong-un u lind më 8 janar ose 6 korrik, 1982, ose 1983. Ose ndoshta 1984. Pse është kaq mister kjo?

Thuhet se lideri dëshiron të duket më i vjetër dhe më i pjekur, kështu që viti zyrtar i lindjes është 1982. Por inteligjenca Jug Koreane thotë se Kim Jong-un ka lindur dy vite më vonë.

Sidoqoftë, ai është një nga liderët më të rinj në botë

Fëmijëria e tij është një mister

Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij.

Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut.

Këto u shfaqën si foto të liderit kur ai ishte i ri, por askush nuk e di nëse janë vërtetë të tijat.

Ai i zgjedh vajzat për një grup lokal të popit

Ka muzikë pop në Kore të Veriut, por nuk është e njëjtë me atë që ne e njohim.

ME TE LEXUARAT