Një tjetër artiste shqiptare do të këndojë në mes të Rusisë për finalen e Botërorit

Këngëtarja Era Istrefi bëri krenarë gjithë shqiptarët pas pjesëmarrjes në bashkëpunimin më të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore, në këngën “Live it Up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ndërkohë që të gjithë jemi duke pritur performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrahë Erës.

Kliko per me shume info

Arilena Arra, e cila është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun rus, nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018.

Në datën 13 korrik Arilena do të performojë në Bjellorusi, për të shkuar në datën 14 korrik në Rusi ku do të performojnë në “Fan Zonë” të Kupës së Botës dhe për të shpërthyer me performancën e saj në datën 15 korrik së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Era Istrefi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.