Nis furtuna e largimeve nga ekranet, katër spikera ikin nga Top Channel

Aktualitet

Si në çdo sezon të ri televiziv edhe këtë herë furtuna e largimeve ka nisur në ekranet e mëdha. Në Top Channel që prej emërimit të Ben Blushit si drejto kur shumë emra u larguan, të tjerë emra publike nuk do të jenë më pjesë e tij. Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen.

Bëhet fjalë për spikeren e njohur Genta Popa, që ka vite në këtë television që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë e Top Channel. Po ashtu, edhe Juli Krisafi, e cila këtë vit prezantonte emisionin “Pasditja” në TCH, ka vendosur të largohet në një TV tjetër. Ajo nuk e ka zyrtarizuar ende largimin, por raportohet se është thuajse e kryer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe Denisa Pasholli gjithashtu raportohet se ka vendosur të largohet. I fundit është spikeri tjetër është Arlind Isai, që ka qenë gazetar terreni, por prej dy vitesh jepte lajmet. Prej Top Channel dy vitet e fundit janë larguar dhjetra emra të rëndësishëm, largime që janë shtuar me ardhjen e Ben Blushit.

ME TE LEXUARAT