Nëna mëson lajmin e vrasjes së djalit në Shkodër, djali shpëtoi në prehrin e mamasë

Aktualitet

Ish-punonjësi i policisë, Borhan Berçama, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, 25 vjeçe u vranë mëngjesin e kësaj të diele brenda makinës së tyre pranë shtëpisë në Shkodër. Në makinë ndodhej dhe fëmija i mitur, i cili nuk u prek nga plumbat dhe ndodhet shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve në spital.

2-vjeçari duhet të ishte në gjumë në sediljen e pasme të këtij “Benzi”, kur breshëri plumash automatiku përshkuan trupat e babit dhe të nënës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por eksperti i policisë i tregoi ABC News se fëmijën e gjetën në kraharorin e viktimës. Në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Më pas përcaktuan skemën si ka ndodhur.

Djali i çiftit që u ekzekutua është zgjuar dhe ka shkuar në prehërin e nënës, me fytyrë nga ajo. Ai është gjallë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës. Asnjë plagë në trup.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga fqinjët, të cilët edhe njoftuan policinë. Autori i ka qëlluar nga afër me automatik, por foshnjen nuk duhet ta kenë parë.

Policia mblodhi brenda dhe jashtë makinës 23 gëzhoja. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”, pranë shtëpisë së çiftit. Hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmitar që dëgjoi krisma.

Krimi tronditi qytetin e Shkodrës. Aty lëviznin njerëz të frikësuar. Drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, gjithashtu i shqetësuar. Nëna e policit të vrarë, kur mori lajmin për të birin dhe nusen u shokua.

ME TE LEXUARAT