Ndeshja më e shtrenjtë e Botërorit, Francë-Belgjikë një duel prej 1,83 miliardë euro

Gjysmëfinalistet e para që do të vihen përballë njëra-tjetrës sot janë Franca dhe Belgjika. Janë dy skuadrat më të vlerësuara në botë përsa i përket çmimeve të kartonit të futbollistëve.

Sipas statistikave ndeshja që do të luhet sot është më e shtrenjta e Botëroroit deri më tani pasi Franca dhe Belgjika kushtojnë plot 1,83 miliard euro. Vlera e kartonëve të ekipit të Francës arrin shifrën 1,08 miliard euro sipas llogaritjeve të bëra nga faqja e specializuar për merkaton, “Transfermarkt”. Ylli i skuadrës është Kilian Mbape, vlera e të cilit është 120 milionë euro.

Kliko per me shume info

Belgjika është në vendin e tretë, me një total prej 754 milionë eurosh të vlerës së lojtarëve të saj,kurse Anglia ka një vlerë prej 874 milionë eurosh për 23 futbollistët.

Lojtari më i vlerësuar i belgëve është “mendja” e mesfushës, Kevin De Bryjn, vlera e të cilit tashmë ka arriturvlerën e 150 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.