Moderatori shqiptar: “Është momenti të iki”

Showbiz

Një tjetër figurë e njohur e ekranit të “Top Channel” do të largohet nga televizioni.

Pas lajmit se Juli Krisafi nuk do të jetë më në emisionin “Pasdite në TCH”, Eduart Manushi ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më në drejtimin e “Procesit Sportiv” me rinisjen e sezonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në edicionin e fundit të emisionit sportiv “Top Arena”, Manushi tha se tashmë “është momenti t’ia lërë stafetën brezit të ri”, raporton “Who”.

Megjithatë ai nuk sqaroi nëse do të vazhdojë apo jo në këtë televizion me ndonjë format tjetër.

Në fillim të këtij sezoni Manushi mbeti vetëm në drejtimin e “Procesit Sportiv” pas largimit të Marina Vjollcës drejt “TV Klan”.

ME TE LEXUARAT