Ministri gjerman: Politikanët që pengojnë integrimin do përgjigjen për dështimin

Kliko per me shume info

Vëmendja e Gjermanisë drejtohet drejt dy vendeve të Ballkanit që janë në prag të hapjes së negociatave për t’i inkurajuar edhe më tej në vazhdimin e reformave të nisura. Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth vizitoi të dielën (22.07) Tiranën, ku zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati e kryeministrin Rama, pak javë pas dritës së gjelbër të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2019 dhe plotësimit të disa kushteve për reforma.

Në qendër të vizitës së Roth ishin bisedimet për gjendjen e reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Michael Roth u shpreh në një deklaratë për shtyp para vizitës se „në Tiranë janë vendosur në rrugën e duhur reforma të rëndësishme që duhet të vazhdohen me vendosmëri. Procesi i vetingut, ku gjykatësit dhe prokurorët i nënshtrohen një verifikimi sistemitk është shembullor për një reformë në drejtësi. Reformat tregojnë, se të dy vendet e kanë seriozisht me afrimin në Bashkimin Europian.”

Kliko per me shume info

Ministri i Shtetit, Roth i kujtoi politikës në Tiranë përgjegjësitë e saj, duke theksuar se ajo duhet t’i marrë këto përgjegjësi e të mos e pengojë integrimin. Po ashtu ai qartësoi se Shqipërisë nuk i janë vënë kushte për kampe refugjatësh, apo mbylljen e rrugëve për migrantët, por jemi menduar të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për këto çështje. Shqipëria dhe Maqedonia janë të mirëpritura të japin kontributin e tyre, tha Roth.

Roth në Shkup
Të hënën, më 23 korrik, Roth udhëton më tej në Shkup, ku do të ketë takime me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Dimitrov dhe kreun e opozitës, Mickoski. Roth vlerësoi më parë marrëveshjen historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit duke theksuar se „Athina dhe Shkupi treguan në mënyrë shembullore se tema të vështira me guxim, durim dhe gatishmëri për kompromis mund të zgjidhen.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.