Media belge për milionat e eurove në Durrës: Paraja e krimit udhëton me thasë, pse kjo heshtje e thellë?!

Kliko per me shume info

Media Belge “La Dernier Heure” është ndalur së fundi në një shkrim të sajin në ccështjen e makinave Toyota Yaris që u kapën pak javë më parë në portin e Durrësit.

Kliko per me shume info

Media vendos theksin te mungesa e hetimeve për këtë ngjarje, dhe shton se paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë.

SHKRIMI I PLOTË:

(Drogë, prostitucion, bingo : paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë)

Kemi marrë vesh që me dt 24 Qershor të këtij viti, një operacion i Interpolit Itali ka  përfunduar me ndaljen, nga doganat shqiptare, në portin e Durrësit të dy makinave.

Këta makina ishin pjesë të një ngarkimi të 9 mjeteve transporti – 7 Toyota Yaris, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo – të transportuar nga Belgjika me kamion dhe të vendosura në një anije në Bari.

Mediat shqiptare (Ora Neës, Shqiptarja.com, Standard, Tema, Syri, …) përhapen lajmin se kontrollimi i dy Toyota-ve Yaris ka bërë të mundur zbulimin e disa thasëve të cilët, në total, përmbanin rreth 3.4 million euro kesh.

Saktësisht :3.470 milion në bileta të 20,50 dhe 100 euroshe.

Asnjë fallco, dhe gjithnjë sipas mediave, të holla që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Shoferi i kamionit Renault është arrestuar. Organet e hetuesisë e gjetën biznesmenin që  ka porositur makinat, njëfarë A.M.

Etapa tjetër synonte të demaskohet dërguesi i makinave nga Belgjika. Sepse mediat treguan që :-Dërguesi ndodhet në Belgjikë.

Ndërsa një tjetër media :-…prej Belgjike.

Për kolegët tanë shqiptarë, do ishte iluzion të mendohet që kjo ardhje e parave të pista mund të jetë një çështje e izoluar.

Dhe të gjithë ata që e pyesnin veten se si mjedisi kriminal (drogë, gra, bingo) ia dilte për ta tejkaluar kontrollin bankar dhe ligjet e pastrimit të parave, e gjejnë shpjegimin tek çështja e Toyota-ve të portit të Durrësit.

Por pse doganierët të informuar nga Interpoli Romë e kanë kontrolluar këtë ngarkesë ?

Sepse e kishin shumë të vështirë të vepronin ndryshe.

Në të vërtetë, 3 ditë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, në opozitë, paralajmëroi haptazi në Parlament që shqiptarët do të mësojnë së shpejti se pse një deputet i caktuar mungonte në Parlament dhe gjendej jashtë shtetit.

Guxoi të afirmoj në tribunë se ky politikan takonte në Gjermani mafioza të shqetësuar për riatdhesimin e parave të tyre të pista.

Çdokush e ka bërë lidhjen  tri ditë më vonë dhe e ka kuptuar çfarë donte të thoshte Lulzim Basha.

Madje, ky i fundit e saktësoi, në Voice of America, që ka përfituar informata të transmetuara nga shërbime të sigurimit të vendeve partnere.

Sa për deputetin që Basha akuzonte, ai është një politikan i njohur, i ngarkuar me çeshtjet e Integrimit Europian.

Mediat kanë folur tri ditë për çështjen e 3.4 miljon euro.

Prej asaj kohe, heshtje e thellë për sa i përket vazhdimit të hetimit.  Ashtu si është heshtje e thellë në Belgjikë.

Nuk ka qenë e mundur të mësojmë nëse një hetim është hapur tek ne dhe a është në vazhdim e sipër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.