Më shumë arsye për të qenë i lumtur!

A nuk ju ka qëlluar, jo pak herë, të humbisni nëpër faqe librash apo website të ndryshëm në internet, për të gjetur ndonjë postulat mbi lumturinë!? Për atë që të vjen nga ndodhira të mëdha por dhe për atë që mund të ta sjellin çdo ditë e nga pak, ato gjërat e vogla që të rrethojnë, siç mund të jetë përshembull një picë e shijshme ndarë mes miqsh, një ditë e nxehtë vere e kaluar në Aqua Park apo në mal, mes lojërave aventureske, një film fantastik në kinema apo qoftë dhe një kafe e gjatë, e gjatë sa do të zgjasnin gjithë thashethemet që do të doje të bëje me shoqen e ngushtë.

A nuk ju ka qëlluar që ndërsa kërkoni thënie, gjeni në fakt shkrime të tëra që ju orientojnë se si ta gjeni lumturinë!? Ja edhe ky që keni tani para syve, është njëri prej tyre.

Kliko per me shume info

Titulli është i qartë, i drejtpërdrejtë. Arsyet për të qenë të lumtur, që renditen këtu, s’janë aspak filozofike. Përkundrazi janë krejt të prekshëm, të mundëshm në çdo moment. Janë në dorën tuaj, janë në telefonin tuaj, janë në My Vodafone.

Këto shume arsye janë partnerët e rinj që Vodafone Albania i ka shtuar për të kënaqur edhe më shumë kërkesat e dëshirat e klientëve të saj. Nëse dikur ishte vetëm Proper Pizza, Cineplex e Adrion që për çdo blerje u ofronte klientëve të Vodafone edhe një produkt falas, tashmë shpërblimet e zgjedhjet e dhuratave janë shumëfishuar dhe ndarë në kategori të ndryshme për klientët me kontratë Red dhe ato me parapagesë.

Nëse doni të shkoni në Aqua Park përfitoni ulje që shkojnë deri në 20%, nëse zgjidhni Go Kart Kartodrom 3, me pagesën e një loje fitoni edhe një tjetër falas, siç mund të fitoni dhe kafen në Mon Cheri, yougurtin në Yougurteri apo dhe filmin në Cineplexx…

Ka shumë më shumë se kaq. Sa t’jua rendisim këtu të gjitha më mirë hidhni një sy tek celulari, shkoni tek My Vodafone e zgjidheni vetë se cila prej 20 kategorive të paketës Vodafone Happy do t’ju bënte të lumtur. Kur ta provoni do të kuptoni se me të vërtetë “Lumturia qëndron dhe në gjërat e vogla”.
PS: Ky s’është më thjesht një postulat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.