Mbi 100 mln lekë të sekuestruara për 613 kokainë/ Ja kush janë pronarët e bizneseve

Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Task Forca Speciale e Forcës së Ligjit, në dy kompani bankare pas sasisë prej rreth 613 kokainë kapur në fund të shkurtit: Rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja).

Kliko per me shume info

“Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit ‘Last Snow’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve ‘Arbri Garden’ shpk dhe ‘Ecoalmax’ shpk”, njoftoi Policia.

“Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta”, shtuan të njëjtat burime.

Pronarët e dy kompanive

“Arbri Garden” me pronar Arbër Çekajn është kompania që porositi ngarkesën me banane ku u gjet e fshehur kokaina, ndërsa kompania “Ecoalmax” rezulton se ka pronar Selim Çekajn, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në QKB, rezulton se dy kompanitë përcaktojnë si zyra qendrore të njëjtin lokacion: “Durres Maminas- Rruga Dytesore Maminas-Durres, Magazine, me nr.pasurie 328/44, zona kadastrale 3796”. Pikërisht në këto magazina efektivët e Policisë sekuestruan drogën.

Kontejneri me drogë mbërriti në Portin e Durrësit më 19 shkurt, pasi kishte kaluar në Portin e Livornos më parë, ku ishte vonuar disa ditë. Autoritetet atje kishin pasur dyshime për të dhe kanë sinjalizuar doganën shqiptare se diçka nuk shkonte me kontejnerin. Edhe skaneri në Portin e Durrësit tregoi se në pjesën fundore të kontejnerit ishte ndërhyrë dhe kishte prani silikoni, raporton “Panorama”.  Doganat, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e hapën kontejnerin fshehurazi dhe zbuluan drogën.

Më pas ata vendosën të bënin dorëzim të kontrolluar për të mësuar për destinacionin dhe porositësit. Kontejneri iu nënshtrua procedurave doganore dhe u la të shkonte në destinacion.

Aty më pas Policia ndërhyri duke arrestuar në magazinën e Maminasit shoferin dhe menaxherin e firmës, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushajn. Të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Operacioni është bërë më 28 shkurt gjatë natës, ku kamioni është ndjekur nga oficerët e Policisë deri te magazina ku mblidheshin bananet në Maminas. Më pas është lëshuar edhe urdhër-ndalimi ndaj pronarit të firmës “Arbri Garden” që porositi ngarkesën, i cili u arrestua në Gjermani, pasi u shpall në kërkim nga autoritet shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.