Mazhoranca ndërpret seancën e raportimit të Arta Markut, Paloka: Kjo çështje nuk mbyllet këtu

Kliko per me shume info

Tashmë mazhoranca e ka kthyer në modë, që sa herë që është në vështirësi të mbyllë seancën plenare dhe mbledhje e komisioneve parlamentare.

Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vendoi mbylljen e mbledhjes, gjatë kohës që deputetët e opozitës prisnin përgjigje nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Kliko per me shume info

Ndërkohë Paloka ttha se pavarësisht këtyre ngjarjeve, si mazhoranca e inkriminuar ashtu dhe prokurorja e emëruar për të mbrojtur krimin, do të japin një ditë llogari para drejtësisë.

‘Gjithë skandalet e qeverisë Ramës, ministrave të tij. Seanca e sotme me të ashtuquajturën e prokurores së përkohshme ishte e rëndësishme, prandaj ne deputetët e opozitës aty. Jo se njohim prokuroren, por shpresonim që zonja PPP, do ti jepte përgjigje skandale që kanë plasur gjatë kësaj kohe. Siç e ndoqët askush nga deputetët e opozitës nuk mori përgjigje. Atë nga sot mund ta thërrasim zonja Nuk e Di. Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin, faktin që Ulsiu duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt që është i përsëritur, duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës. Mbylli në mënyrë të parregullt komisionin në kohën që ishte në kulmin e pyetjeve të opozitës. Nuk është hera e parë sepse këtë bën edhe Gramoz Ruçi. Nuk janë bërë pyetjet akoma, nuk janë bërë diskutimet dhe absolutisht kjo seancë nuk është e mby6llur. Por të jenë të bindur se të gjithë një ditë do të japin llogari. Drejtësia do t’i shpëtojë hallkave që e kanë kapur sot’, deklaroi Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.