Mashtroi bankat, "dora e djathtë" e Trump del para gjykatës

Bota

Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës së Presidentit Donald Trump, doli të martën para një gjykate në Aleksandria të Virxhinias, në një nga dy çështjet penale që u paraqitën kundër tij nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Ai bëhet i pari mes ish-këshilltarëve të Presidentit Trump që del në gjyq, nën akuzat për mashtrime bankare dhe me taksat nga hetuesit federalë që po shqyrtojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Parë nga jashtë, akuzat kriminale kundër Manafort – mospagim taksash, mosraportim i llogarive të huaja bankare dhe marrje huash përmes mashtrimit në banka – nuk kanë lidhje me thelbin e hetimit të Mueller.

Akuzat kanë të bëjnë me lobimet e tij dhe aktivitetin si konsulent politik për ish-Presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych. Manafort nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që janë depozituar në gjykatën e Virxhinias, si edhe për një çështje tjetër në gjykatën federale në Uashington.

Ai ndodhet në burg që nga qershori, kur gjykatësi i çështjes së Uashingtonit, ja hoqi të drejtën e lirisë me kusht, pasi e akuzoi se ishte përpjekur të ndikonte tek dëshmitarë të mundshëm.

Manafort kishte qenë nën hetim federal që nga viti 2014 mbi dyshime për lobim të paligjshëm dhe mashtrime financiare. Por vitin e kaluar ai u përfshi në hetimin e Rusisë, pasi Mueller filloi të analizonte lidhjet mes anëtarëve të fushatës së Trump dhe Rusisë.

Prej 14 muajsh, zoti Muller ka mbledhur prova për çështjen kundër Manafortit. I pandehuri përballet me 18 akuza. Vetëm akuzat për mashtrime bankare dhe konspiracion mund të sjellin dënime me nga 30 vjet burg secila./tch

ME TE LEXUARAT