Manipulimi i bukën e rrezikshme për shëndetin, si dallohet mashtrimi

Tregtari Avni Nela është prodhues buke në Tiranë. Ai prodhon bukën e zezë dhe integrale për disa dyqane buke në kryeqytet. Avniu na tregon përbërjen e bukës së zezë:

“Miellin e zi e marrim bashkë majanë, kripë edhe do të bëjmë bukë. Këto të tre elementë do vetëm buka e zezë. Buka e zezë, e cila është me miell të zi. Brumi është gati. Ky është një brumë me miell të zi pa asnjë ndërhyrje, siç del nga mulliri”, tregon Avniu.

Kliko per me shume info

Edhe të bukës integrale: “Kemi marrë miellin e zi, kemi marrë bashkë majanë. Do marrim integralet, farat e susamit, farat e linit dhe farat e lulediellit”, tregon prodhuesi i bukës.

Buka e prodhuar nga këto përbërës nuk ka asnjë ngjyrues shtesë. Ngjyra e errët e bukës vjen nga mielli. Avniu tregon se si edhe një konsumator i thjeshtë mund të dallojë bukën e vërtetë e të mos mashtrohet nga prodhuesit që përdorin ngjyrues.

“Është më se e thjeshtë për të dalluar një bukë e cila është e bërë me miell të zi. Puna e parë shohim copëzat e himes që janë mbi sipërfaqen e bukës, ngjyra është shumë kafe. Po ta marrim dhe po ta presim bukën në strukturën e brendshme kjo bukë ka edhe farat edhe copëzat e himes. Po të marrim bukën masive edhe nga pamja e jashtme nëse e shohim këto ciklat e sipërme janë pjese e himes ku rri proteina”, thotë Avniu.

Eksperimenti me ujin që ngjyrosej nga bukët e prodhuar me bojë, faktoi një mashtrim që ndodh rëndom nga shumë prodhues të bukës. Top Channel solli edhe dëshmitë e mjekëve që tregonin dëmet që shkaktohen nga buka e ngjyrosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.