“Mami, babi…pis”, fjalët e para të djalit të çiftit që u vra në Shkodër

Aktualitet

Tre ditë nga vrasja makabre që tronditi qytetin e Shkodrës, detaje të reja vijnë për djalin e çiftit që shpëtoi mrekullisht nga të shtënat me breshëri në makinën e tyre.

Boris Bërçana, djali 2 vjeç i Boran Bërçanës dhe Silvi Ndocit, qëndroi disa orë në prehrin e të ëmës pas ngjarjes makabre. Policia e gjeti djalin në krahët e nënës të tij. Boris, u transportua direkt në spitalin rajonal të Shkodrës, ku u mor nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kliko per me shume info

Mësohet se fjalët e para që ka thënë Boris duke qarë kanë qenë:”Mami, babi…pis”.Fjalët e fëmijës kanë prekur stafin mjekësor. Pas nxjerrjes nga spitali, Boris është marrë nga gjyshja e tij, për t’u kujdesur pas vdekjes makabre.

Ish-polici Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas një prite afër një tuneli tek pallati ku ata jetonin në Shkodër. Autorët e vrasjes së çiftit ende nuk janë kapur nga Policia ndërkohë që po vijojnë hetimet.

ME TE LEXUARAT