Makina aksidenton kalimtaren në Durrës, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Aktualitet

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetase, e cila është aksidentuar dje dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën.

Më datë 15.07.2018, tek Stacioni i Trenit , Durrës shtetasi D.Xhafa ( është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë.

Është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra.

Në momentin e aksidentit ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.

Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

ME TE LEXUARAT