Kush janë heronjtë e Tajlandës, nxorën nga shpella 12 fëmijët e bllokuar

Operacioni i shpëtimit, në dukje i pamundur i djemve të bllokuar prej mbi dy javësh në një shpellë të Tajlandës, ishte rezultat i përpjekjeve titanike të ekipeve të zhytësve vendas, por edhe asistencës së një grupi ekspertësh të huaj, mes të cilëve pati specialistë, inxhinjerë, mjekë e personel ushtarak nga e gjithë bota.

Ndërhyrja e tyre luajti rol vendimtar në hartimin e një strategjie transportimi të të miturve prej guvës së përmbytur.

Kliko per me shume info

Plot 13 zhytës të huaj iu bashkuan ekipeve vendase në përpjekjet e mundimshme të shpëtimit. Dy prej tyre ishin britanikë, Richard “Rick” Stanton dhe John Volanthen. Mjeku australian, Richard Harris anuloi pushimet kur iu kërkua të ishte i pranishëm në vendngjarje.

Në total, 110 marinsa tajlandezë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën njëri prej tyre, gjë që evidentoi edhe më shumë rrezikun që barte nisma në vetvete.

Një ndihmë të vyer dhanë edhe vullnetarë lokalë, ndërsa kompani ndërkombëtare ofruan pajisje dhe ekspertizë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.