KPK e shkarkoi, gjykatësi Lazaj zbulon socialistët: Vasilika Hysi më ke zhgënjyer, më premtuat…

Gjykatësi i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Artan Lazaj përmes një komenti në rrjetin social facebook, i përgjigjet ashpër deputetes së PS Vasilika Hysi. Gjithë dialogu është bërë në postimin e gazetares së kronikës Anila Hoxha, në një status në lidhje me komisionin e ligjeve, duke ngjallur shumë debate dhe komente. “Sikur të isha pjesë e komisionit të ligjeve do ta pyesja prokuroren e përgjithshme të përkohshme, zonjën Arta Marku: përse ju hoq dosja 3.4 milionë euro prokurorit Blerim Tomonaj dhe jua dha një porkurori tjetër?”, shkruan gazetarja.

Kaq ka mjaftuar dhe ka reaguar deputetja e Partisë Socilasite Vasilika Hysa, ku i thotë gazetares se “Sikur ky pocesim të ishte edhe për vitin 2017, nuk do të lejohej pyetja për çështjen konkrete.” Më pas në komente ka marrë pjesë edhe ish-gjyqtari Artan Lazaj i cili ka komentur duke nxjerr në dritë disa të vërteta në lidhje me procesin e vettingut mbi emrin e tij. Ish-gjyqtari i ka shkruar në lidhje me premtimin që i kishte bërë deputetja se ndihma e tij për reformën do të rezultonte si një vlerë e shtuar në dokumentet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lazaj shkruan: “Vasilika Hysi, sa më ke zhgënjyer. Më kërkuat ndihmmë për hartimin e ligjeve të Reformës, më premtuat që për këtë ndihmën të vyer do informohej KPK dhe asgjë nuk ishte bërë nga të gjithë ju.”

Kliko per me shume info

Ish-gjyqtari Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk arriti të justifikonte dot pasurinë.
Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.