Korcë, ndalohen 15 sirianë e irakianë. Kërkojnë azil në Shqipëri

Nje grup prej reth 15 shtetasish të huaj emigrantë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, janë ndaluar nga patrulla të Policisë Kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.

Emigrantët kanë kaluar kufirin, me synimin të mbërrijnë në rrugët nacionale, për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.

Kliko per me shume info

Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të Policisë Kufitare që monitorojnë kufirin.

15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi të gjithë këta shtetas nga Siria dhe Iraku kanë kërkuar azil në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.