Khloe Kardashian nuk e fali kollaj tradhëtinë e Tristan! Ja çfarë po bën

Kliko per me shume info

Nëse mendoni se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i janë rikthyer historisë së tyre të dashurisë njësoj si para lindjes së True, e keni shumë gabim!

34-vjeçarja dhe basketbollisti 27-vjeçar, kanë kërkuar ndihmën profesionale të terapistëve për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, pas skandalit të tradhëtisë. Ata u fotografuan duke ecur dorë për dorë në Los Angeles, teksa largoheshin pas seancës.

Kliko per me shume info

“100 për qind që i janë drejtuar terapistëve. Ajo po përpiqet shumë, edhe ai. Nuk mund ta fitosh besimin tek dikush, në më pak se dy muaj. Ajo nuk ka dëshirë të ekperimentojë të njëjtën situatë si me Lamar” – u shpreh një burim pranë çiftit për “Dailymail”.

Pak ditë përpara se të sillte në jetë vajzën e saj True, u publikuan disa video nga mediat amerikane, ku shfaqej Tristan Thompson shumë pranë disa vajzave. Pavarësisht tradhëtisë, Khloe vendosi ta shpëtojë lidhjen e saj me të atin e vajzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.